Imazhe frymëzuese nga lutjet e mbrëmjes gjatë Ramazanit në Mekë (fotogaleri)

12/04/2023 16:35

Foto të ditëve të fundit tregojnë numrin e madh të besimtarëve muslimanë që po shënojnë sivjet Ramazanin me lutjet në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Xhamia e qytetit të shenjtë në Arabinë Saudite është destinacioni i pelegrinazhit të përvitshëm nga milionë muslimanë prej të gjithë botës.

Foto të mrekullueshme të marra dje nga agjencitë perëndimore tregonin pamje nga jashtë e brenda xhamisë gjatë lutjeve të mbrëmjes.

Pelegrinazhi i Haxhit është një nga pesë parimet kryesore të fesë Islame, teksa besimtarët këshillohen të bëjnë udhëtimin të paktën një herë në jetën e tyre, nëse janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për ta bërë.

Shiu i imët nuk ndaloi mbrëmë në xhaminë e madhe dhe vizitorët u detyruan të hapnin çadrat personale ose disa të tjerë thjesht e toleronin.

Xhamia e madhe e hapur është 356,000 metra katrorë, dhe ka një kapacitet për të pritur 2.5 milionë njerëz.

Në foto duhet se mbrëmë xhamia mund të ketë arritur kapacitetin e saj maksimal.

Meka është vendi më i shenjtë i fesë muslimane teksa besohet se aty Profeti Muhamed ka marrë mësimet e para nga Allahu, që më vonë u kthyen në librin e Kuranit.

Të gjithë muslimanët në botë luten në drejtimin e Mekës dhe Kabës në qendër të saj, kubit të zi të cilit besimtarët duhet t’i rrotullohen në drejtim të kundërt të akrepave të orës gjatë pelegrinazhit të tyre.

Ramazani nisi këtë vit më 22 mars dhe përfundon më 21 prill. Gjatë tij besimtarët agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit, dhe më pas hanë së bashku me miqtë e familjarët, duke reflektuar për sakrificën e tyre.

Fundi i Ramazanit shënohet nga festa e Bajramit, kur muslimanët vishen me rrobat më të mira, këmbejnë dhurata dhe luten.

FOTO GALERI
1/11
Foto të ditëve të fundit tregojnë numrin e madh të besimtarëve muslimanë që po shënojnë sivjet Ramazanin me lutjet në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA