Arusha femër që besohet se vrau javës që shkoi Andrea Papi i cili vraponte pranë një fshati malor, ka sulmuar më parë dhe një babë e bir në vitin 2020, thanë sot autoritetet italiane.
26 vjeçari tragjik raportohet se po vraponte në zonën pyjore pranë fshatit në veri të Italisë kur humbi jetën.
Funerali i Andrea Papi, funerali i të cilit u zhvillua sot, është personi parë që vritet nga ariu në Itali në kohërat moderne.
Prokurorët e Trento identifikonin ariun si JJ4, pa treguar tekniken sesi e kishin zbuluar, i cili ishte konsideruar i rrezikshëm më parë pas sulmit ndaj Fabio Misseroni dhe të birit Christian në qershor 2020.
Pas sulmit të parë raportohet se ariut i ishte vendosur një qafore me sinjalizues radio por bateria e aparatit ishte shkarkuar dhe JJ4 nuk mund të gjurmohej më.
Papi kishte marrë plagë të rënda në qafë, krahë e në gjoks pas sulmit më 5 prill pranë fshatit të tij Caldes.
Por nëna e tij Franca Ghirardini tha sot në një letër të hapur se familja “do të luftojë deri në fund për drejtësi për Andrean”.
Janë rreth 100 arinj të murrmë në zonën e Trento, por përplasjet me njerëzit nuk janë të shpeshta.
Ariu agresiv në fjalë do të kapet dhe do të eliminohet, thanë autoritetet.
Top Channel