Ish-presidenti amerikan, në një intervistë për Fox Neë ka komentuar disa prej liderëve botërorë.
Presidenti francez, Emanuel Macronj është një prej objektivave të breshërisë së akuzave të Trump.
Ish-presidenti amerikan akuzoi kreun e Elysee se ai shkoi që t’i “lëpinte këmbët” homologut të tij kinez Xi pas vizitës së tij të fundit në Pekin .
Nga ana tjetër, Presidenca franceze e quajti këtë një koment “Vulgar”.
Emmanuel Macron është në qendër të kritikave nga manjati i Nju Jorkut pas komenteve të tij, ku tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë një “vasal” i Amerikës apo Kinës për çështjen e Tajvanit.
Trump akuzoi administratën Biden për dobësim të ndjeshëm të udhëheqjes amerikane në arenën ndërkombëtare, deri në atë pikë sa humbi mbështetjen e aleatëve të saj tradicionalë.
“Ju keni këtë botë të çmendur, e cila po shpërthen kudo dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë absolutisht asnjë koment për të”, tha Donald Trump.
Trup e komentoi Xi Jinping si një ” një njeri të shkëlqyer “, i cili ka “pamjen, trurin, gjithçka”.
Më pas ai shtoi se “shkon shumë mirë me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un , të cilin e takoi tri herë gjatë mandatit të tij.
Top Channel