A duhej rritje pagash? Bozdo në “Top Story”: Vendim i vonuar, në 10 vite u rrit vetëm 10 mijë lekë

12/04/2023 22:14

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo i ftuar në “Top Story”, gjatë diskutimit për rritjen e pagave, deklaroi se vendimi i qeverisë është i vonuar.

Sipas tij në 10 vite pagat janë rritur me shumë pak, ku sipas llogarive konstatohet 10 mijë lekë të vjetra në vit.

“Rritje pagash duhet dhe ky është një diskutim shumë i vonuar, një iniciativë po kaq e vonuar e qeverisë shqiptare. Në 10 vite pagat janë rritur aq pak saqë përgjithësisht mezi mbulojnë efektin inflacionarë. Në 2014 pagën mesatare e kishim pak a shumë 450 mijë lekë të vjetra, në 2022 është 660 mijë lekë, nëse heqim efektin inflacionar që është diku i akumuluar rreth 21-22%, është rritur paga mesatare e shqiptarëve, për atë flet edhe kryeministri, në harkun kohor të 10 viteve vetëm me 100 mijë lekë të vjetra. Pra fuqia blerëse është rritur me 10 mijë lekë të vjetra në vit”, u shpreh Bozdo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA