U dëmtua një punonjës gjatë punës, referohen në Prokurori materialet për teknikun e Drejtorisë së Hekurudhave Durrës

11/04/2023 20:29

Një teknik i Hekurudhave Shqiptare është proceduar penalisht pas aksidentit në punë e sipër të një punonjësi të Hekurudhës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit dhe specialistët për hetimin e krimeve të stacionit policor të Plazhit kanë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës, 62-vjeçarin Iqmet Xhaferri për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

62-vjeçari punon si teknik pranë Drejtorisë së Hekurudhave Durrës dhe procedimi i tij penal është bërë pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç, punonjës i kësaj drejtorie, është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar.

63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa do të jetë organi i akuzës që do të vlerësojë më tej rastin dhe nëse ka elementë të kryerjes së veprës penale nga personi i dyshuar nga policia si përgjegjës për mosmarrjen e masave për mbrojtjen në punë.

Njoftimi i plotë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA