Të paktën 40 të vrarë nga sulmet ajrore mbi civilët në zonën opozitare nga ushtria e Mianmar (fotot)

11/04/2023 17:36

Dëshmitarët dhe agjencitë e lajmeve thanë se sulmet nga avionët dhe helikopterët goditën zonën e Sagaing, e cila njihet për opozicionin ndaj regjimit ushtarak.

Ushtria e Mianmar ka kryer sot sulme ajrore mbi një qytet qendror që njihet si bastion i opozicionit ndaj grushtit të shtetit të dy viteve më parë.

Dëshmitarët thonin se dhjetra njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmet e të martës herët, që ishin nga më të rëndat që prej marrjes së pushtetit nga ushtria në vend.

Duke cituar rezidentët në zonën e Sagaing– rreth 110 km larg kryeqytetit Yangon – agjencitë e lajmeve thonin se të paktën 40 njerëz u vranë në qytezën e Pazigyi.

Sulmet ajrore ndodhën teksa rezidentët ishin grumbulluar për inaugurimin e një zyre administrative, raportonte korrespondenti i rrjetit Al Jazeera, Tony Cheng nga kryeqyteti tajlandez Bangkok.

“Në ora 7:35 turma u sulmua nga avionët dhe më pas nga helikopterët Mi-35,” tha Cheng, duke cituar grupet e shpëtimit.

“Ai konfirmonte 40 të vdekur por numri mund të rritet ndjeshëm pas masakra ishte e rëndë. Nga raportimet thuhet se viktimat ishin të gjithë civilë dhe jo një objektiv legjitim ushtarak”.

Tre punonjës ndihme raportohet se u vranë në sulmin e dytë teksa tentonin të shpëtonin  të plagosurit.

Rajoni i Sagaing ka bërë rezistencën më të fortë ndaj regjimit ushtarak në vend me luftime të ashpra prej muajsh.

Në video të rënda të shpërndara në internet shiheshin trupa të shpërndarë mes rrënojave të sulmit. Një person i grupeve të shpëtimit dëgjohej që thërriste mes rrënojave: “Mund t’ju shpëtojmë nëse bërtisni, ju lutem bërtisni!”

FOTO GALERI
1/3
Dëshmitarët thonin se dhjetra njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmet e të martës herët, që ishin nga më të rëndat që prej marrjes së pushtetit nga ushtria në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA