Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej
Të shijshme, të pasura me kalium, bananet janë me të vërtetë një nga ushqimet më të mira.
Dhe nuk janë vetëm njerëzit që mendojnë kështu, pasi ajo është e preferuar dhe nga kafshët, duke përfshirë gorillat, lakuriqët e natës dhe elefantët. Shumicën e kohës, elefantët mbledhin bananet me feçkën e tyre dhe e fusin të gjithë në gojë.
Megjithatë, një elefant aziatik në kopshtin zoologjik të Berlinit, ka mësuar se si t’i heqë lëkurën bananes dhe ta konsumojë.
Pamjet e filmuara tregojnë mënyrën se si elefanti përpiqet t’i heqë lëkurën bananes me feçkën e tij. Shkencëtarët besojnë se elefanti ka të ngjarë ta ketë mësuar këtë teknikë duke parë kujdestarët e saj të kopshtit zoologjik që i qëronin vetë bananet.
Kjo gjë na sugjeron se elefantët kanë aftësinë njohëse për të mësuar.
“Ne zbuluam një sjellje shumë unike, mënyra se si e qëron lëkurën e bananes, na bën të kuptojmë shkathtësinë e tij”, tha Dr Michael Brecht, nga Qendra e Humboldt-Universität zu Berlin për Neuroshkencën Kompjuterike Bernstein.
Top Channel