Lista Serbe ka reaguar për plagosjen e Milan Jovanoviç mbrëmjen e kaluar.

Këta të fundit kërkojnë publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në atë zonë, pranë urës së Bistricës në rrugën nga Leposaviqi në Zveçan.

“Forcat Speciale të Kurtit të cilat janë ilegalisht në veri të Kosovës edhe një herë derdhën gjak serb dhe tentuan të vrasin bashkëqytetarin tonë Milan Jovanoviç nga Zveçani në Urën e Bistricës. Këto postblloqe famëkeqe, ilegale e forcave speciale shqiptare është bërë simbol i represionit të regjimit të Albin Kurtit ndaj serbëve, të cilët dy herë tentuan të vrasin serb. Zemërimi shtesë i qytetarëve është shkaktuar nga dija se përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve po fshihen nga përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve në Prishtinë dhe ministrin kompetent Sveçla, i cili me sa duket i mbështet aktivitetet ilegale të këtyre njësive”, thuhet në njoftim, duke kërkuar edhe nga ndërkombëtarët të dënojnë siç thonë ata sulmin dhe represionin ndaj serbëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA