Avokati Saimir Vishaj ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story se çështja e ngritur nga SPAK-u për inceneratorët, është një çështje e gjykuar më parë në gjykatën e Elbasanit, e cila e ka pushuar si gjykim.
Ai tha se ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri që një çështje e tillë të kallëzohet nga politikanë dhe kjo nuk është e drejtë sipas tij, pasi çështja kthehet politike.
“Ishin dy forca politike por prishja e tyre në 2017, filloi dhe prishja e raportit ku nëpërmjet një denoncuesi Lefter Çollaku, i cili kallëzoi për jetë të parë inceneratorin e Elbasanit disi një shpërdorim detyre, rast korruptiv të menaxhimit të fondeve në prokurorinë e Elbasanit, e cila pasi hetoi Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton i çoi para gjykatës. Gjykata e pushoi Çështjen pas një hetimi, kjo çështje që është ngritur sot nga SPAKU, është gjykuar. Për herë të parë ka ndodhur në Shqipëri që kallëzues kanë qenë dy forca politike PD-ja dhe LSI-ja. Nuk munden forcat politike të bëjnë kallëzim pasi çështja përfundon politikisht. Kjo është skandaloze të përdorë prokuroria pronar faktik. Është bërë një akt ekspertimi në mënyrë të njëanshme, prokuroria e çoi çështjen në gjykim pa e hetuar. Grupi i prokurorëve ka ndryshuar”- tha avokati Saimir Vishaj.
Top Channel