Rrjedhja e dokumenteve te Pentagonit, Ukraina ndryshon planet ushtarake!

10/04/2023 14:00

Pas rrjedhjes së dhjetëra dokumenteve sekrete të Pentagonit, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në mediat sociale, Ukraina ka vendosur të ndryshojë disa prej planeve të saj ushtarake.

Lajmin e pohoi një burim i afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Një pjesë e dokumenteve me të dhëna të inteligjencës së SHBA-së dhe NATO-s, që u shfaqën në platformën Discord, përmbanin një vlerësim të fuqisë së makinerisë luftarake të Moskës, por ato tregonin edhe mangësitë e ushtrisë ukrainase.

Edhe pse zyrtarë në Kiev i cilësuan dosjet si të rreme, zyrtarë amerikane konfirmuan për New York Times dhe CNN se dokumentet janë autentike, edhe pse një pjesë e tyre janë ndryshuar përpara se të hidheshin në rrjet. Trupat ukrainase janë përballur prej muajsh me një sulm rus në lindje të vendit, të përqendruar rreth qytetit të Bakhmutit.

Ukraina shpreson të nisë një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Raporti i New York Times thotë se dokumentet dukej se ishin modifikuar në pjesë të caktuara. Një pjesë e dokumenteve ofroi një vlerësim për humbjet ushtarake ukrainase që ishin shumë më të larta se vlerësimet perëndimore të disponueshme deri më tani.

Ukraina nuk i publikon nivelet e humbjeve të saj dhe është shumë e ndjeshme për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA