Puthi një fëmijë në buzë dhe i drejtoi gjuhën, udhëheqësi shpirtëror Dalai Lama ngjall zemërim në publik

10/04/2023 12:46

Dalai Lama është një titull i dhënë nga populli tibetian, udhëheqësit më të shquar shpirtëror të shkollës Gelug ose “Kapelës së Verdhë” të Budizmit tibetian.

Dalai Lama i 14-të dhe aktual është Tenzin Gyatso, i cili jeton si refugjat në Indi.

Së fundmi Dalai Lama ka kërkuar falje pasi një video u bë virale, ku shihet duke puthur një djalë të ri dhe i kërkon që t’i thithë gjuhën. Zyra e tij tha se veprimet e tij ishin menduar në një “mënyrë të pafajshme dhe lozonjare”.

Ngjarja ndodhi në tempullin Tsuglagkhang të Budistit tibetian në Dharamshala, në Indinë veriore, më 28 shkurt.

Rreth 100 studentë të rinj po ndiqnin një ngjarje atje dhe djali u ftua në skenë, pasi i kërkoi një përqafim 87-vjeçarit fitues të çmimit Nobel për Paqe.

Pasi djali i jep një puthje në faqe dhe një përqafim, Dalai Lama i thotë: ‘Mendoj edhe këtu’ dhe e puth djalin në buzë, ndërsa të pranishmit dëgjohen duke qeshur dhe duartrokitur.

Më pas i thotë: ‘Më thith gjuhën’, duke e nxjerrë para djalit. Videoja ka shkaktuar zemërim, ku shumë njerëz e dënojnë sjelljen e udhëheqësit shpirtëror si “të papërshtatshme” dhe “të neveritshme”.

Në një deklaratë, zyra e Dalai Lamës tha: Shenjtëria e tij dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij. Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave. Atij i vjen keq për incidentin.

Udhëheqësi tibetian, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 1989, më parë shkaktoi polemika, kur tha se një femër e ardhshme Dalai Lama do të duhej të ishte ‘më tërheqëse’.

Ai më vonë kërkoi falje, duke thënë se ai “me të vërtetë nuk kishte dashur të ofendonte askënd”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA