Një grup disident republikan (anti-britanik) në Irlandën e Veriut, raportohet se kishin në plan të kryenin sulme madhore për të prishur vizitën e presidentit amerikan Joe Biden kësaj jave në rajon.
Të martën presidenti amerikan do të ulet në aeroportin e Belfast mes një operacioni madhor sigurie, thonë mediat vendase.
Vizita vjet në përvjetorin e 25 të marrëveshjes me Irlandës dhe Britanisë që i dha fund disa dekadave dhunë, por ende grupe disidente kundërshtojnë marrëveshjen e ndarjes së Irlandës dhe kanë shtuar aktivitetin e tyre së fundmi.
Sipas një burimi të rrjetit vendas Belfast Telegraph një skuadër britanike e çmontimit të bombave ishte aktivizuar të dielën pas zbulimit të pjesëve për të prodhuar bombë.
“Ndoshta organizata IRA e Re po planifikonte një lloj sulmi që përkon me vizitën e Biden, të ngjashëm me atë ndaj policëve në Strabane nëntorin që shkoi”.
Grupi i raportuar si IRA e Re është formuar një dekadë më parë gra grupe disidente republikane që nuk heqin dorë nga një Irlandë e Bashkuar.
Megjithse me marrëveshjen e Të Premtes së Mirë shumë grupe paramilitare ulën armët e tyre për sistemin politik të ofruar, një pjesë e tyre vijojnë të mos heqin dorë nga kërkesat.
Biden pritet të marrë pjesë në disa evente të mërkurën, duke shënuar përvjetori e marrëveshjes me një kalim të kufirit drejt Republikës së Irlandës.
Top Channel