Çfarë po bën Melania Trump?
Kjo ishte pyetja në mendjen e shumë njerëzve, pas akuzave të ngritura ndaj Donald Trump në New York.
Ish-zonja e parë ka munguar dukshëm që nga paraqitja e bashkëshortit të saj në gjykatë, ku ai u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për krime.
Thashethemet se çifti po shkonte drejt një divorci, u bënë gjithnjë e më të shpeshta.
Por ish-modelja, më në fund i është bashkuar ish-presidentin ne paradreken e Pashkëve të dielën në Mar-a-Lago, në Palm Beach. Ajo shihet e ulur në krah të Trump për të festuar me familjen dhe miqtë.
Melania ka thyer heshtjen e saj njëmujore edhe në rrjetet sociale duke postuar një urim në Twitter: Gëzuar Pashkët!
Në pamjet e publikuara, Melania shihet e ulur pranë Trump dhe në një moment ajo është duke biseduar me ish-presidentin.
Top Channel