Parada e maskave celebron fundin e Javës së Shenjtë të Pashkëve në qytetin brazilian (fotot)

10/04/2023 18:56

Një paradë tradicionale maskash mbledh disa qindra besimtarë katolikë çdo vit në fund të celebrimeve të Pashkëve në rrugët e qytezës lindore Jaboticatubas, në Brazil.

Në mbyllje të celebrimeve të Javës së Shenjtë, me thirrjen e Kishës Katolike pjesëmarrësit vishen me rroba të vjetra dhe maska në fytyrë, per t’i vënë zjarrin maskotës së Judas Iscariot, dishepullit që tradhtoi Krishtin.

Në të kaluarën celebrimi kishte vetëm një kukull të Judas, por në vitin 1974 disa rezidentë vendosën të krijonin dhe Sabina, bashkëshorten imagjinare të Judës; dhe prej atëherë bëhen dy personazhe që digjen në sheshin e qytezës.

Rezidentët vendas thonë se duhet të përgatiten mirë për celebrimin festiv.

“Unë e planifikoj kostumin tim tre muaj para festës që të paraqitem sa më mirë, dhe këtë e bëjnë të gjithë”.

“Banorët mezi e presin festën, kjo ndodh një herë në vit dhe të gjithë dëfrehen”, thotë pjesëmarrësi 47 vjeçar Marcelo Vieira.

Punonjësi i administratës Luciano Silva thotë se ndjek eventin që prej fëmijërisë së tij.

“Kam ardhur bashkë me familjen për të parë djegien e Judës, sepse në fëmijërinë time kjo ishte shumë e rëndësishme”.

“Kam kërkuar në internet dhe nuk ka asnjë vend tjetër me këtë traditë, vetëm në këtë qytet e gjen kështu që erdha megjithë famijen”, shton Silva per rrjetin AFP.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA