Dy trupa të pajetë janë nxjerrë nga gërmadhat e ndërtesës katërkatëshe të rrafshuar prej një shpërthimi të fuqishëm në qytetin francez të Marsejës.
6 persona ende rezultojnë të zhdukur, por përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, e sipas kryebashkiakut Benoît Payan, po bëhet gjithë çfarë është e mundur për t`i nxjerrë ata të gjallë prej andej.
“Nëse ka ende njerëz të gjallë nën rrënoja, ata duhen mbrojtur me çdo kusht e kjo duhet bërë me një precesion kirurgjikal. Do ta vazhdojmë punën tonë tullë pas tulle, të gjithë ditën, pa pushim. Përsa kohë ka ende shpresë, ne nuk kemi për të ndaluar”, ka thwnwn kryetar bashkie i Nju Jorkut Benoît Payan.
Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine orët e para të së dielës. Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhje gazi. Pesë persona nga ndërtesat fqinje pësuan lëndime të lehta dje rreth 200 vetë, u desh të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.
Dy blloqe aty pranë u shembën pjesërisht disa orë më vonë pa shkaktuar të plagosur të tjerë. Sipas Payan, disa godina në afërsi rrezikojnë gjithashtu shembjen. Rreth 100 zjarrfikës u angazhuan të luftën me flakët që vazhduan nën rrënoja përgjatë gjithë ditës së djeshme.
Zjarri pengoi përparimin dhe e bëri të vështirë për ekipet e shpëtimit vendosjen e qenve me erë. Ndërtesa besohet të ketë pasur nga një apartament në çdo kat, dhe zyrtarët lokalë thonë se mes të zhdukurve, është edhe një çift i ri.
Top Channel