Manjani në Top Story: SPAK, gjykata më e tmerrshme në vend ka çuar në burg njerëzit e Inceneratorëve

10/04/2023 23:01

Juristi Ylli Manjani tha se janë rreth 30 person nën akuzë zyrtare nga SPAK për çështjen e inceneratorëve dhe kjo është frika që krijohet në administratën publike.

“Tema është që ajo Ornela e ceku dhe është frika që krijohet në administratën publike dhe është legjitime, pse është legjitime, janë rreth 30 person nën akuzë zyrtare nga SPAK, gjykata më e tmerrshme e vendit dhe e di pse akuzohen, akuzohen për punime të pakryera, prandaj janë në burg ata si të mos kenë frikë ata, ata janë në burg. Ose në akuza shumë të rënda, për fakte që nuk ekzistojnë siç po i propozoni ju inceneratorët, Lefter Kokës, se çështja ka nisur me Elbasanin ajo që SPAK e akuzojnë për korrupsion, por cili është korrupsioni, qenkan  8 firma në Durrës që kanë marrë para dhe pretendohet se këto ia kanë dërguara Kokës bakshish, kjo është zyrtare një prej 6 akuzave, se këta të bëjnë 6 që nuk ke ku të luash”, tha Manjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA