Kriminelit shqiptar i jepet anonimati në Angli pas kërkesës së azilit “për të mbrojtur sigurinë e tij” (fotot)

10/04/2023 21:42

Mediat angleze thonin sot se një ‘gangsteri shqiptar të akuzuar mes të tjerash dhe për vrasje’, i është lejuar anonimati pasi kërkoi azil në Britani për të mbrojtur jetën nga bandat rivale.

Një gjykatës i ndalonte rrjetit britanik The Sun të identifikonte burrin, i cili akuzohet për krime të rënda, duke përfshirë dhe vrasje.

Krimineli i moshës së mesme (rreth 50 vjeç) ka mbërritur në Britani me gomone pasi është dënuar në Shqipëri për vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Por gjykatësi vendosi se identiteti tij duhet të mbahet sekret “për hir të sigurisë së tij” pasi jeta i rrezikohet nga bandat rivale.

Deputeti konservator vendas David Morris tha: “Ky është një vendim i tmerrshëm që tregon përçmim ndaj qyetarëve britanikë”.

“Përse të mbrohet siguria e një krimineli karriere të dënuar për vrasje, që nuk ka asnjë të drejtë për të qëndruar në Britani”, tha ai.

Edhe kolegu i tij deputet Philip Davies tha për ‘The Sun’: “Publikimi i emrit të tij dhe i krimeve të kryera, është në interes të komunitetit”.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme britanike tha për The Sun: “Ky është një tjetër shembull shokues se përse duhet të ndalohen gomonet e emigrantëve”.

E përditshmja ‘The Sun’ ka nisur një apel kundër vendimit të anonimatit të burrit, i cili vijon të qëndrojë në një qendër emigracioni. Një vendim pritet të merret së shpejti për qëndrimin e apo dëbimin e tij, sipas autoriteteve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA