Kikia në Top Story: Inceneratorët u shpikën për të shpëtuar nga malet e plehrave

10/04/2023 22:04

Gazetari Mentor Kikia tha se inceneratorët u shpikën për të shpëtuar nga malet e plehrave në vend.

Çuçi: Gjermania 68% e ka riciklimin 1% e ka landfillimin, po deshët ju marr dhe Luksemburgun…

Kikia: Nuk prodhohet energji as aty.

Çuçi: Punon apo s’punon nuk jemi ne këtu për të vlerësuar, nuk jemi këtu vlerësues hekurishtesh, as unë as ti nuk kemi mbaruar për të parë se sa prodhohet apo sa nuk prodhohet.

Kikia: Nuk është çështje mbarimi, aty nuk prodhohet.

Çuçi: Përderisa digjet, prodhohet s e impiantët janë të rikuperimit të energjisë. Kjo është zgjidhja më optimale.

Kikia: Unë druaja se inceneratorët u shpikën si zgjidhje për të shpëtuar nga makthi i plehrave, ose më saktë u zbatua, inceneratori si sipërmarrje ekonomike më shumë sesa përpjkje për të zgjidhur ngërçin ishin mekanizma që u ndërtuan për të fituar para. Inceneratori i Elbasanit që nëse ndizet uroj mos të fiket më pas zgjedhjeve, gjëja është se shteti e ndërtoi sipas PPP me paratë e veta. Kjo është hallkë e katërt, të vijojmë me tri të parat pastaj të shkojmë tek e katërta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA