Çështja e shumëpërfolur e inceneratorëve, përveç detajeve publike mbi zanafillën e tyre, përmban në prapavijë edhe shumë akuza e sajesa jo vetëm politike por edhe kompromise tregtare.
Juristi Ylli Manjani është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story”, se krijimi i tyre, nuk kishte si qëllim vetëm funksionin parësor, por janë përdorur edhe si strategji për fshehjen e shumë betejave politike e tregtare mes politkanëve në pushtet të asaj kohe.
Teksa ka analizuar funksionin e tyre, Manjani ka përmbledhur në katër pika, se përse kjo çështje mori kaq shumë famë edhe pse kurrë nuk u sqarua qartazi krijimi i tyre.
Ylli Manjani: Në 2013 Shqipëria ka pasur një strategji për mbledhjen e mbetjeve, kur ka ardh PS-ja në qeverisje. Biznesi i riciklimit në Shqipëri asokohe u nxit vërtet, kishte nis diçka, kur merr vendimet qeveria orientohet edhe biznesi. Nga ky moment e deri tek vendimi për të ndërtuar e për të shkuar te strategjia për ricenerim, askush nuk ka ditur asgjë. Ne për inceneratorët kemi filluar të flasim në 2019-2020. Qeveria e asaj kohe ka marre një vendim për të anuluar një ligj në fuqi, ky vendim i takonte qeverisë ta sqaronte me detaje se nuk është turp të sqarohet por nuk u bë kurrë. Kjo është absolutisht politikë fillon e mbaron te politika, një qeveri që vjen në pushtet dhe prek buxhetin ka detyrë të informojë publikun. Pse u arrit në këtë konkluzion, ka pasur një përpjekje për këtë emergjencën mjedisore, që është një fjalë shumë e madhe që duhet të trajtohet vetëm në disa institucione. Rama dhe Meta si drejtues institucioni duhet ti shpjegonin në kohë popullit shqiptar që do të ndërtohej diçka tjetër më e mirë. Çështja mbi inceneratorët doli pasi kishte filluar ndërtimi i tyre. Pse inceneratorët u bënë kaq interesant për publikun. Së pari prishja e paktit PS-LSI është shkaku numër 1. E Dyta është prishja e paktit LSI-Lefter Koka dhe e treta mendoj se beteja tregtare me këtë lloj biznesi u rrit pas Elbasanit. E katërta është sjellja e drejtësisë në raport me çështjen.
Top Channel