Ekspertja e Mjedisit, Ornela Çuçi e ftuar në Top Story tha se fjala incenerim është keqpërdorur në Shqipëri.
Çuçi: Do doja të shpjegonim për të gjithë komunitetin fjala incenerim është keqpërdorur në Shqipëri, ne nuk kemi inceneratorin si hallka e fundit, e asgjësimit të mbetjeve që është incenerimi, ne kemi impiantet e rikuperimit të energjisë që është hallka e katërt e riciklimit në total të mbetjeve, pastaj pas kësaj është depozitimi, që është landfillimi dhe hallka e fundit është ky lloj asgjësimi që quhet incenerim. Në Shqipëri sot për sot nuk ka inceneratorë me hallkën e fundit, ne kemi rikuperim, janë impiante të rikuperimit të energjisë, ata bëjnë një incenerim por me rikuperim energjie, nuk bëjnë incenerim pa sjellë benefite shoqërisë. Unë e kam edhe të sjellë nga strategjia e mbetjeve. Kështu e përdorin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian sot për sot, fillimisht parandalim të këtyre mbetjeve, ripërdorim të këtyre mbetjeve, riciklim, rikuperim për energji dhe së fundi depozitim. Pra ne jemi tek hallka e katërt, jo tek hallka e gjashtë, këto janë impiante të rikuperimit të energjisë dhe jemi komfort të gjithë legjislacionit të BE për të rikuperuar mbetjet. Nga mbetjet të sjellim energji, sot Stokholmi ngrohet nga mbetjet. Ky është rikuperim i energjisë. Kjo është zgjidhja më e mirë e duhur e menaxhimit të mbetjeve urbane.
Top Channel