
Pas mjekëve dhe infermierëve, trendy më i fundit i ikjes drejt Gjermanisë janë farmacistët dhe dentistët të cilët mund të kenë hapur një biznes të tyrin në Shqipëri por sërish tentojnë Gjermaninë.
Por duket se këto dy profesione nuk e kanë aq të lehtë sa mjekët. Shteti gjerman u krijon barrierë kur bëhet fjalë për të hapur biznes pasi konsiderohet si konkurrencë ndaj shtetasve të tij.
“90 % e tyre nuk e marrin diplomën me të parën”, tha mjekja Aurora Dollenberg.
Një farmacist apo dentist duhet të tentojë disa herë për t’u pajisur me diplomë e që më pas mund t’i krijohet mundësia për të hapur biznes por deri atëherë është rrugë e gjatë. Ndërsa mjekët që ikin e kanë më të thjeshtë pasi shkojnë si të punësuar.
“Mjekët tanë bëjnë atë që nuk duan të bëjnë mjekët gjermanë pasi ka stres , ka risk”, tha Dollenberg.
Vetëm në 5 vjeçarin e fundit kanë ikur nga Shqipëria 5 mijë bluza të bardha nga të cilët 1500 janë mjekë.
Top Channel