Dhunoi për vdekje vajzën 2 muajshe, babai nga SHBA fajëson macen e tij 20 kg

10/04/2023 12:04

Një baba është burgosur për 15 vjet, pasi fajësoi macen që kishin në shtëpi, për vdekjen e vajzës së tij 2 muajshe.

Kristopher Henderson, 41 vjeç, nga Minesota, SHBA, u deklarua fajtor për vrasje në Gjykatën e Qarkut Blue Earth, pasi vajza e tij vdiq nga plagët e marra në nëntor 2021.

Nëna e la fëmijën e saj me të atin, pasi asaj i duhej të ikte në punë, por kur u kthye në shtëpi dhe zbuloi gjendjen e rënduar të së bijës, ajo e dërgoi me urgjencë në spital.

Mjekët ishin të habitur nga lëndimet që kishte marrë, përfshirë brinjët e thyera, femurë të thyer, një pjesë e gjuhës e këputur dhe hemorragji në tru.

Henderson u shtir sikur ishte i pafajshëm dhe deklaroi në polici se macja e tyre prej 20 kilogramësh i kishte shkaktuar trauma fëmijës.

Mjekët konfirmuan se lëndimet e rënda nuk mund të ishin shkaktuar nga një mace.

“Macja 20 kilogramësh që babai thotë se ka sulmuar foshnjën, nuk është shkaku i këtyre lëndimeve”, kanë deklaruar mjekët.

Foshnja mbahej në jetë nga aparaturat, por truri i saj kishte vdekur, kështu morën vendimin për ta shkëputur nga aparatura, vendim ky tepër i vështirë për nënën e fëmijës.

Pas mohimeve të vazhdueshme, babai më në fund rrëfeu krimin e tij. Ai deklaroi se ndërkohë që ishte duke i ndërruar pelenën, e ka goditur me forcë për 5 minuta ndërsa përpiqej që ta qetësonte.

Henderson deri më tani kishte qenë në paraburgim me një kusht prej 1 milion dollarësh (800,00 £) që nga arrestimi i tij në tetor 2021.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA