Dy persona janë arrestuar në Pikën Doganore të Goricës pasi u kapën duke transportuar me 2 automjete, mallra ushqimore të kontrabanduara.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në pranga ka rënë edhe një doganier i kësaj pike kufitare pasi dyshohet se shpërdoroi detyrën, duke lejuar kalimin e mallrave, në mënyrë të paligjshme.

Shtetasit e arrestuar janë O. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq; R. O., 56 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq; dhe E. Ç., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, me detyrë doganier në Pikën Doganore Goricë.

Sakaq, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore që u gjetën pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA