Një aeroplan luftarak i ushtrisë ruse Su-34 goditi me raketë urën në rajonin Chernihiv të Ukrainës, duke e hedhur në erë.
Sipas ukrainasve, goditja e urës mbi lumin Sudost nga ana e rusëve erdhi nga frika se mund të pësojnë nga kundërofensiva. Ata, thonë ukrainasit, ndërmorën sulmin si masë paraprake për të ndalur depërtimin e ushtarëve të Zelenskyt në territorin e pushtuar prej tyre.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur raketa bie me shpejtësi të madhe dhe e godet urën, duke shkaktuar një shpërthim tejet të fuqishëm.
Nga ky shpërthim nuk raportohet se ka pasur të vdekur apo lënduar, ndërsa rusët akoma nuk kanë informuar se përse goditën urën që zakonisht frekuentohet nga civilët e kësaj zone.
Kjo nuk është hera e parë që ushtria e Vladimir Putinit shkatërron apo bombardon infrastrukturën civile në Ukrainë. Ata më herët në shumë raste kanë goditur edhe blloqet e ndërtesave kolektive, brenda të cilave kishte fëmijë e gra, ndërsa me raketa goditi edhe infrastrukturën energjetike.
The Russians hit the bridge across the Sudost River in the Chernihiv region, justifying this by the fact that now it will be more difficult for saboteurs to penetrate into the Bryansk region. pic.twitter.com/70xW2kvou8
— NEXTA (@nexta_tv) April 9, 2023
Top Channel