Një natë më parë u mbajt mesha e parë ortodokse në gjuhën shqipe në Selanik nga Atë Artem Cici, me kërkesë të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, falë bashkëpunimit dhe punës së kryetarit atdhetar të kësaj shoqate, Dr. Luan Zyka.
Pas shumë vitesh lutjeje, përpjekjesh dhe pritjeje, më në fund Mitropolia e Selanikut dhe lejen që shqiptarët të meshohen në gjuhën e tyre, nga një prift shqiptar, ashtu si ortodoksët e kombësive të tjera, të cilët e kanë këtë të drejtë në gjuhën e tyre, me klerikët e kombësisë së tyre.
Në Greqi ka rreth 30 priftërinj shqiptarë, të lindur e të mësuar në Shqipëri që shërbejnë në qytete e mitropoli të ndryshme.
“Selaniku tashmë ka dhënë një shembull për gjithë komunitetin shqiptar në Greqi: Nëse priftërinjtë shqiptarë themelojnë bashkëpunime vëllazërore me kryetarët e shoqatave shqiptare, me dëshira të çiltra për të mirën e përbashkët, për shqiptarin dhe përkatësinë shqiptare, gjithmonë do të ketë fryte të dobishme dhe të bekuara nga Zoti! Rroftë Komuniteti Shqiptar i Selanikut”, shkruhet në faqen Rrënjët Shqiptare.
Top Channel