Qindra besimtarë të krishtere kanë marrë pjesë në meshën e vigjiljes së Pashkëve që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

Mes lutjesh dhe falënderimesh, ata përkujtuan ringjalljen e Jezu Krishtit.

Arqipeshkvi imzot Angelo Massafra, në mesazhin e tij, tha se ky moment duhet të shërbejë që zemrat tona të jenë njerëzore dhe jo të ngurta duke iu referuar situatës së luftës në Ukrainë dhe tensioneve në tokën e shenjtë.

“Sot dëshiroj që të lejojmë që Zoti të na shndërrojë zemrën tonë që shpesh është zemër gur në zemër të vërtetë mishi, jo vetëm për ne, për të gjithë botën, për Rusinë për Ukrainën për Tokën e Shenjtë që ka probleme të mëdha, për të gjitha vendet që kanë luftë”, tha Angelo Massafra, Arqipeshkev i Dioqezës Shkodër.

Mesha dhe lutjet e besimtarëve, vazhduan edhe gjatë së dielës së madhe në të gjitha kishat e qytetit.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA