Kroçerja me 138 persona në bord mbërrin në gjirin e Vlorës
09/04/2023 12:31
Një kroçere me 138 persona në bord ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjirin e Vlorës. Kjo anije e madhe mbërrin për herë të parë në Vlorë dhe vjen nga Korfuzi.
Turistët që ndodhen në brendësi të saj janë nga SHBA, Kanada, Australia, Irlandë, Qipro, Zvicër, Hungari, Ruandë, Norvegji, Itali, Kinë.
Cruiseri do të qëndroj një ditë në spirancë (në gji) në gjirin e Vlorës për shkak te madhësisë së kroçerës që është me shumë se 200 m e gjatë, nuk mund te ankorohet dot në kalat, dhe turistat do të zbarkojnë me anije të vogla në port për të vazhduar me pas turin në qytet dhe në vendet historike të Vlorës.
Top Channel