Një nënkomisar i kryeqytetit është në lënë në burg i akuzuar për korrupsion pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
48-vjeçari Sokol Canameti i premtoi lehtësimin e masës një të akuzuari kundrejt parave, ndërsa akuzohet për “Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.
Ndaj të akuzuarit po zhvilloheshin hetime për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Për dy personat F.K., 51 vjeç dhe E.K., 22 vjeç është vendosur masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi akuzohet për korrupsion aktiv.
Njoftimi i plotë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzektuar sot vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për punonjësin e policisë N/Komisar S.C., 48 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi penal për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për shtetasit F.K., 51 vjeç dhe E.K., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim,
Masat e sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u ekzektuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e të dhënave të inteligjencës informative, u administruan prova dhe fakte se punonjësi i policisë S. C., me detyrë Specialist në Seksionin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kundrejt përfitimit monetar të paligjshëm, ka premtuar lehtësimin e pozitave procedurale penale të një shtetasi, ndaj të cilit zhvillonte hetime për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Top Channel