Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjem e së shtunës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur një 54-vjeçar.

Viktima me iniciale Z. L. duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve ai ka ndërruar jetë.

“Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA