Ne jemi çfarë hamë, dhe këtë e kanë në dorë njerëzit që punojnë me bujqësinë dhe blegtorinë. 

As bimët dhe as kafshët, nuk të japin një produkt cilësor, nëse ato nuk trajtohet me dashuri dhe përkujdesje nga fermeri. Sot në ekranin e Top Channel, në Exclusive do të sjellim historinë e atyre njerëzve që u rritën larg fshatit, por pavarësisht iu përgjigjën thirrjes së tokës.

Thirrja e Tokës, bëri që shumë shqiptarë të ktheheshin nga emigrimi për tu marrë me gjënë e gjallë.

Disa të tjerë braktisën një karrierë të suksesshme për  të zhvilluar bujqësinë në vendin e origjinës.

Ndërsa Midjana Hocja, vendosi të ngrejë një stallë me lopë, atëherë kur askush nga familjarët e saj nuk e priste, pasi tashmë ajo ishte bërë një mjekë, profesioni që kish ëndërruar që në fëmijëri. Për ushqimi i cilësor, garanton trupin e shëndetshëm.

Janë pikërisht këta individë që falë pasionit të tyre, ne si konsumatorë ushqehemi me produkte bujqësore cilësore.

Sonte në Exclusive. Histori Dashurie me tokën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA