Edhe besimtarët katolikë në Fier kanë kremtuar Pashkët në kishën e “ Zonjës së Papërlyer”.

Dhjetëra besimtarë kanë ndjekur këtë të diel meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit . Ata janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezu Krishtit duke dhënë mesazhe shprese e dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Kiko i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë.

Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikëve. Besimtarët risjellin në vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes së Jezusit tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Të gjitha ritet përcillen këtë të diel, që njihet ndryshe edhe si e dita e shenjtë e Pashkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA