Besimtarët katolikë të Durrësit po kremtojnë ngjalljen e Krishtit. Festimet nisën në mesnatë për të vijuar paraditen e sotme ku besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për shëndet e mbarësi.

Festa e Pashkës konsiderohet  dita më e rëndësishme e kalendarit festiv për kishën dhe besimtarët katolikë, pasi simbolizon rilindjen e shpresës, forcën e besimit te Zoti dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Besimtarë të shumtë mbushën kishën e Shën Dominikut në Durrës për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila u drejtua nga famullitari Atë Bernard Caruana. Mesha festive u mbajtën në të gjitha kishat katolike të Durrësit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA