Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Vushtrrisë.

Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast.

“Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA