Aksident në Tiranë, makina përplas 50-vjeçaren
09/04/2023 12:01
Një 50-vjeçare ka mbetur e plagosur këtë të diel, pasi u përplas nga një makinë në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Mjeti me drejtues N. I., përplasi këmbësoren e cila është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel