Protestat masive në Francë, për rritjen e moshës së pensioneve me dy vite, ka shqetësuar shumë përdoruesit e makinave pasi janë përballur me mungesa të karburanteve.
Pezullimi i punës në rafineri, ka bërë që vendi të përballet me mungesa, të cilat kanë vënë në ankth shoferët.
Ata shprehen se në disa karburante ka ndërprerje, sidomos nisjes së fundjavës së Pashkëve.
Ndërkohë e kanë të vështirë të lëvizën, për të reduktuar mundësinë e mungesës së karburanteve në makinat e tyre.
“Jam i relaksuar. Sot në mëngjes, nuk kishte benzinë, dhe tani ka pak, e shihni. Ata u mbushën më herët. Sepse këtë mëngjes, Unë shkova në punë, nuk kishte benzinë dhe tani e kanë mbushur, prandaj jam i qetë, për momentin jam i qetë”, deklaroi José Felix – shofer taksie.
“Unë nuk e përdor shumë makinën time, kështu që unë nuk kanë pasur shumë probleme deri tani. Nuk e kam mbushur mjetin me karburant si masë paraprake. Unë jam sjellë si një qytetar i mirë, në një mënyrë të folur. Por gjithsesi, duke qenë se nuk e përdor shumë makinën time, nuk ndjeva aspak panik. Ne shikojmë edhe në internet se si është situata në stacione të ndryshme. Në këtë, ka një pompë që është bosh, ne do t’ia dalim. Po shkoj të vizitoj nënën time. Është një fundjavë Pashke. Shpresoj të arrij ta shoh lehtë dhe të mos më shqetësojnë çështjet e benzinës dhe të tilla”, tha Christian Bourgoin-pensionist.
Francezët janë të vendosur për të çuar deri në fund kërkesën e tyre për anulimin e projektligjit të presidentit Emanuel Marcon për rritjen e moshës së pensioneve nga 62 në 64 vjeç.
Përveç protestave të dhunshme ata kanë bllokuar shumë rrugë dhe stacione metrosh, gjithashtu përveç trazirave u mbyllën shkolla e vende pune.
Dhjetë raunde të mëparshme grevash dhe protestash mbarëkombëtare që nga janari nuk kanë arritur ta bëjnë Macron të ndryshojë mendimin për projektligjin e parashikuar.
Situata e tensionuar solli mbylljen e kopshteve dhe shkollave për të anashkaluar incidentet dhe problemet tek të miturit e fëmijët.
Edhe pse kanë kaluar disa faza të protestave të dhunshme, francezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen, pasi kanë bërë thirrje për grumbullime së shpejti.
Top Channel