Një tjetër dosje është dorëzuar në gjykatë me të pandehur ndërtuesen Vjollca Hoxholli, e hetuar dhe dënuar edhe më parë nga gjyqësori.

Teksa ndaj gruas së njohur për drejtësinë rëndon një verdikt prej 6 vitesh burg për mashtrim në dëm të katër qytetarëve që paguan por nuk i zotëruan dot apartamentet, një tjetër hetim e ka vënë para akuzave 61-vjeçaren.

Akuza është vënë në lëvizje nga një çift që ka kallëzuar Hoxhollin, e kthyer në një precedent. Në cilësinë e administratores thekson prokuroria, nga vitit 2019 e në vazhdim e dyshuara e zvarriti çiftin duke u justifikuar përmes komunikimeve telefonike.

Pasi denoncuesit kishin paguar 45 mijë euro për një apartament që mbeti karabina, ndërtuesja u shkoi  “Jam në spital, sapo të dal do komunikojmë për gjendjen e apartamentit“. Në mesazhet e tjera të kqyrura nga Krimi Ekonomik, gruaja ndërtuese premton “tani këto ditë do fillojë puna në pallat“. Si justifikim Hoxholli, bën me dije prokuroria që dorëzoi të pandehur në gjykatë emrin e një qytetari tjetër si shkaktar. Por kur prokuroria e ka thirrur për ta marrë në pyetje ai është habitur.

“Unë nuk kam dijeni dhe përsa përmendet emri im, as me shkresa dhe as verbalist nuk e kam lidhje” – thotë shtetasi Aleksandër Pilo në prokurori. Rrethanat e biznesmenes rëndohen edhe agjentë mobilarë që e kanë bindur prokurorinë se Hoxholli ka mashtruar sërish.

Më herët gruaja ndërtuese kishte mashtruar përmes një kontrate porosie, shtetasin Viktor Kasneci i cili pasi pagoi 455 mijë euro u zvarrit për një kohë të gjatë duke mos u marrë apartamentet. Pas kësaj qytetari u mashtrua sërish, pasi ju kërkuan 100 mijë dollarë në shkëmbim të dy vilave që sipas çiftit Hoxholli do t’i ndërtonte kompania e të birit. Në atë kohë Hoxholli u dënua me 6 vite burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA