Të premten e madhe, besimtarët katolike të Shkodrës e kaluan në lutje e meditim.

Në mbrëmje, morën pjesë në udhën e kryqit nga kisha e madhe deri tek varrezat e Rrmajit për të përkujtuar edhe martiret që dhanë jetën për fe e atdhe.

Ndërsa të shtunën në mëngjes, me shportat e ushqimeve në duar u janë drejtuar kishave për të bekuar ushqimin, që do ta konsumojnë të dielën e Pashkës.

Në mesazhin e tij të Pashkëve, Arqipeshkvi Angelo Massafra, u tha besimtareve se askush nuk mund t’ua rrëmbeje shpresën.

“Të dashur, vështirësitë e jetës nuk e kanë fjalën e fundit dhe nuk mund t’i lejojmë vetes t’i dorëzohemi këtij tundimi djallëzor se kemi besim tek Krishti i ngjallur, i kemi mundësitë që të përballojmë gjithçka me guxim, angazhim dhe bujari. Në fenë e Krishtit dhe të ringjallur ne nuk lejojmë asgjë dhe askënd të na rrëmbejë shpresën. Ka ardhur koha që të angazhohemi të gjithë seriozisht për të ndërtuar të mirën. Nuk ka rëndësi se çfarë pengesash na dalin përpara”, ka thënë Angelo Massafra, Arqipeshkev i Dioqezës Shkodër.

Në mbrëmje në katedralen e Shën Shtjefnit, do të organizohet mesha solemne që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA