“Me paratë e fushatës mbjellim pemë”/ Nisma e PS, Rama letër kryebashkiakëve, edhe atij të Shkodrës

08/04/2023 15:12

Fushata e socialistëve në zgjedhjet e 14 majit pritet të jetë modeste, pa shumë zhurma dhe luks.

Paratë e parashikuara për fletëpalosje dhe postera elektoral do të shkojnë për pemë. Një letër që mban firmën e kryesocialistit, ka mbërritur në dyert e të gjitha bashkive të majta, por edhe të kryetarit të Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, të cilit Edi Rama njësoj si të zgjedhurve te tij i kërkon bashkëpunim për të identifikuar zonat ku do të bëhet mbjellja e fidanëve.

“I dashur Bardh, Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, por për t’i dhuruar pemë bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë. Duke shpresuar që do e pranoni donacionin e  Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune. Ju faleminderit paraprakisht, Edi Rama”, ka shkruar Rama.

Në zgjedhjet e  fundit parlamentare socialistët u treguan dorëlëshuar me shpenzime e fushatës aq sa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndëshkoi më 5.5 milion lekë gjobë për tejkalim të kuotës. Këtë herë ndryshe nga e shkuara fushata e socialistët parashikohet të fokusohet më shumë tek përmbajta sesa forma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA