Macja kërcen mbi imamin që drejton lutjen e Ramazanit në Algjeri (video-foto)

08/04/2023 17:32

Imami algjerian Bordj Bou Arrerixh, ishte duke recituar lutjet e mbrëmjes gjatë Ramazanit kur macja i kërceu në trup, në pamjet e regjistruara direkt nga televizionet.

Incidenti i çuditshëm, ndodhi teksa imami po lexonte Taraveh, lutjen e mbrëmjes që bëhet çdo natë gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.

Në pamjet e shpërndara shihet që imami ruan qetësinë dhe lejon që macja të qëndrojë në shpatullën e tij.

Pak para se imami duhet të përkulet për ritualin e lutjes edhe macja duket se kuptoj dhe hidhet poshtë.


Pamjet e shpërndara nga rrjeti BBC kishin marrë shumë pëlqime. “Macja i ngjitet në trup por ai ruan qetësinë”, shkruante një përdorues.

Ndërsa një tjetër komentonte: “Ka qenë një shok i Profetit i quajtur Abu Hurayrah, që përkthehet ‘babai i maceve’. Ai ulej gjithmonë me mace e kotele që flinin në veshjen e tij, dhe një herë u detyrua të priste një copë të robës që vishte për të mos i trazuar gjumin”.

FOTO GALERI
1/3
Imami algjerian Bordj Bou Arrerixh, ishte duke recituar lutjet e mbrëmjes gjatë Ramazanit kur macja i kërceu në trup

Top Channel