Imami algjerian Bordj Bou Arrerixh, ishte duke recituar lutjet e mbrëmjes gjatë Ramazanit kur macja i kërceu në trup, në pamjet e regjistruara direkt nga televizionet.
Incidenti i çuditshëm, ndodhi teksa imami po lexonte Taraveh, lutjen e mbrëmjes që bëhet çdo natë gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.
Në pamjet e shpërndara shihet që imami ruan qetësinë dhe lejon që macja të qëndrojë në shpatullën e tij.
Pak para se imami duhet të përkulet për ritualin e lutjes edhe macja duket se kuptoj dhe hidhet poshtë.
Moment cat jumps on imam leading Ramadan prayershttps://t.co/HnTXeXBNbr pic.twitter.com/RHS4rZFWGd
— BBC News (World) (@BBCWorld) April 5, 2023
Pamjet e shpërndara nga rrjeti BBC kishin marrë shumë pëlqime. “Macja i ngjitet në trup por ai ruan qetësinë”, shkruante një përdorues.
Ndërsa një tjetër komentonte: “Ka qenë një shok i Profetit i quajtur Abu Hurayrah, që përkthehet ‘babai i maceve’. Ai ulej gjithmonë me mace e kotele që flinin në veshjen e tij, dhe një herë u detyrua të priste një copë të robës që vishte për të mos i trazuar gjumin”.
Top Channel