Detaje të rënda kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë, ku mbetën të vrarë dy persona.

43-vjeçari Roland Sinani ka qëlluar për vdekje me pistoletë kunatën Migena Sinani në dhomën e saj të gjumit. Ajo kishte dy fëmijë dhe ato momente njërin prej fëmijëve e ka pasur në shtrat.

Pasi vrau kunatën, autori u vetëvra ne rrugën përball banesës. I vëllai në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në banesë, pasi punonte taksist.

Autori merrte mjekime për shëndetin mendor. Në banesë në momentin e ngjarjes ishin edhe prindërit por kanë qenë në gjumë dhe nuk kanë  mundur të parandalojnë ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA