Një krim i rëndë në familje është shënuar në Shkozë mëngjesin e sotëm, ku një 43-vjeçar ka vrarë kunatën e tij me pistoletë në dhomën e saj të gjumit.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel, autori i identifikuar si Roland Sinani 43 vjeç, ka vrarë me armë zjarri kunatën Migena Sinani.
Ajo kishte dy fëmijë dhe ato momente, njërin prej fëmijëve vajzën e mitur dy vjeçare e ka pasur në shtrat. Pasi kreu krimin e rëndë, 43-vjeçari i cili merrte mjekime për shëndetin mendor, ka vrarë veten,
Në momentin e ngjarjes vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte taksist.
Fqinjët kanë deklaruar se familja Sinani jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa Migena ishte ajo që kujdesej për dy prindërit e sëmurë të bashkëshortit të saj dhe për dy fëmijët e vegjël.
Policia gjatë kërkimeve ka gjetur një armë në banesën ku ka ndodhur ngjarja, që dyshohet se është arma e përdorur gjatë krimit.
Nuk dihen ende motivet e këtij krimi të rëndë, ndërsa policia po punon zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
10:09 Vrasja e dyfishtë në Shkozë, flasin fqinjët: Migena kujdesej për prindërit e bashkëshortit
Fqinjët kanë deklaruar se familja Sinani jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa Migena ishte ajo që kujdesej për dy prindërit e sëmurë të bashkëshortit të saj dhe për dy fëmijët e vegjël. Vajza e saj 2-vjeçare ka qenë prezente në momentin që xhaxhai i ka vrarë të ëmën në dhomën e gjumit, ndërsa djali 4-vjeçar nuk ndodhej në banesë.
“Rolandi dhe familja e vëllait jetonin në një banesë në Shkoze në kushte të vështira ekonomike. Në familje punonte vetëm vëllai i Rolandit, Erjoni si taksist turni i 3 dhe Rolandi ne një servis gomash. Nusja dhe Erjoni kujdeseshin për 2 fëmijët e mitur por edhe për 2 prindërit e sëmurë. Rolandi kishte muaj që trajtohej me depresion. Nuk kanë pasur konflikte në familje, kanë shkuar shumë mirë. Nusja flinte në krevat me vajzën 2 vjeç e cila ka qene dëshmitare në ngjarje. Ndërsa djalin 4 vjeç e kishte çuar tek familja e prindërve të nuses”- kanë treguar fqinjët.
Top Channel