Foto/ Dyshohet se do të shërbenin për trafikim, sekuestrohet furgoni dhe gomonia në Vlorë
08/04/2023 20:09
Një gomone dhe furgon janë sekuestruar nga policia e Vlorës dhe FNSH-ja, në pyllin e Poros.
Sipas burimeve gomonia do shërbente për trafikim dhe dyshohet që në furgon të ketë lëndë narkotike.
Kontrollet nga policia kufitare, FNSH dhe ajo e Vlorës po vijojnë në të gjithë vijën bregdetare, nga hidrovori i Vlorës, pylli i Poros, Delisuf, grykëderdhje e Vjosës por dhe në bregdetin e Semanit.
Nuk dihet ende, nëse ka sasi lënde të fshehur pyll apo në zona të tjera. Forca të shumta policore vijojnë kërkimet edhe në bregdetin e Darzezës.
Top Channel