Qeveria ka urdhëruar Gordon Kricke të largohet nga vendi brenda 48 orë për arsye të ‘mosrespektimit të traditave diplomatike’, tha ministria vendase.
Qeveria e Çadit në një deklaratë ka urdhëruar ambasadorin gjerman në vend të largohet brenda 48 orëve.
“Vendi i qeverisë motivohet nga mendësia e pasjellshme dhe mosrespektimi i zakoneve diplomatike”, thuhej në deklaratën e mbrëmshme të ministrisë së komunikimit.
Dy burime të qeverisë çadiane thanë për agjencinë Reuters se ambasadori Gordon Kricke kishte kritikuar shtyrjet në mbajtjen e zgjedhjeve pas grushtit të shtetit, si dhe një vendim të vitit të shkuar që i lejonte liderit të përkohshëm ushtarak Mahamat Idriss Deby të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2024.
Ministria e jashtme gjermane nuk ka komentuar ende mbi dëbimin e Kricke, por një burim i afërt me autoritetet tha se vendimi ishte “absolutisht i pakuptueshëm” dhe se vazhdonin kontaktet me autoritete çadiane.
Kricke ka qenë në postin e tij prej korrikut 2021. Ai ka shërbyer më parë si diplomat në vende si Niger, Angola e Filipine. Ai ka qenë gjithashtu përfaqësues i Gjermanisë në rajonin e paqëndrueshëm afrikan të Sahel.
Një burim qeveritar tha për rrjetin AFP, se Kricke konsiderohej si “kishte ndërhyrë shumë” në qeverisjen e vendit, dhe kishte bërë komente përçarëse.
Burime se ndaj tij ishin bërë disa paralajmërime të mëparshme.
Liderët ushtarakë në vendin e Afrikës qendrore fillimisht kishin premtuar një periudhë 18-mujore tranzicioni kur Deby mori pushtetin pas babait të tij, presidentit Idriss Deby, i cili u vra në betejë me rebelët. Kjo duhet t’i jepte fund disa dekadave të regjimit autoritar në vend.
Por vitin e kaluar regjimi ushtarak zgjati mandatin e tij me dy vjet deri në mbajtjen e zgjedhjeve në tetor 2024, duke shkaktuar protesta ku u vranë të paktën dhjetë civilë dhe duke marrë kritika nga fuqitë rajonale dhe SHBA.
Ambasada gjermane atje, ashtu si dhe ato të Francës, Spanjës, Holandës, kishin shprehur shqetësimin për “shtyrjen e rikthimit te demokracia”.
Top Channel