Ariu sulmon e vret vrapuesin në zonën pyjore në veri të Italisë (fotot)

08/04/2023 17:53

Trupi i vrarë nga kafshimet i 26 vjeçarit Andrea Papi, u gjet gjatë natës pasi ai nuk ishte kthyer nga vrapimi pranë fshatit të tij.

Ariu i egër duket se ka sulmuar dhe vrarë vrapuesin në një zonë pyjore në verilindje të Italisë, që duket se është rasti i parë i këtij lloji, thanë burimet për rrjetin francez AFP.

Andrea Papi humbi jetën teksa kishte dalë në rajonin malor pranë fshatit të tij Caldes, në Trentino. Familja e tij dha shpejt alarmin kur ai nuk po kthehej dhe grupet e shpëtimit gjetën trupin gjatë natës.

Viktima raportohej se kishte plagë në krahë, në gjoks e në qafë dhe autopsia konkludoi se është sulmuar nga një ari, tha për mediat italiane burimi i paemëruar.

Në mars një burrë raportonte se ishte sulmuar nga ariu në të njëjtin rajon, duke ngritur shqetësim për kafshët që janë sjellë qëllimisht për ripopullim në rajon në vitet 1996 deri në 2004.

Në vitin 2014, një ari i murrmë femër i njohur si Daniza sulmoi një burrë që kërkonte kërpudha në rajon, i cili më pas u identifikua si një ari individual që ishte sjellë nga Sllovenia në Trentino në vitin 2000. Kafsha fatkeqësisht vdiq nga qetësuesi që iu bë gjatë tentativës së kapjes.

Edhe në rastin e djeshëm autoritetet kanë vendosur ta kapin ariun pasi ta identifikojnë, tha kreu i rajonit Maurizio Fugatti, teksa kishte marrë miratim për eliminim të mundshëm të kafshës nëse konfirmohet sulmi fatal.

Autoritetet thonë se duhet të sigurohen që njerëzit të qëndrojnë larg zonave ku arinjtë femra rrisin këlyshët e tyre.

FOTO GALERI
2/3
Andrea Papi humbi jetën teksa kishte dalë në rajonin malor pranë fshatit të tij Caldes, në Trentino

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA