22 persona u arrestuan për hedhje objektesh duke “shpërthyer” edhe mjete piroteknike në stadium, pas fitores 2-1 të Ajaksit të Amsterdamit në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës në shtëpinë e Feyenoord siç bënë të ditur mediat lokale.
Davy Klaassen i Ajaksit pësoi një traumë në kokë pasi u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna, duke shkaktuar një ndërprerje të gjatë ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave dolën nga fusha.
Feryenoord bëri të ditur se ka vendosur të mbyllë pjesërisht një sektor të stadiumit për ndeshjen me Romën në çerekfinalet e Europa League të programuar në 13 prill.
Më parë ishte vendosur se nuk do të kishte tifozë në transfertë në të dyja ndeshjet çerekfinale, pas një vendimi të UEFA-s në lidhje me një ndalesë të vendosur nga autoritetet italiane për tifozët holandezë.
Federata holandeze e futbollit (KNVB) deklaroi se të enjten do të prezantoja masa më të ashpra ndëshkuese. Arbitri do të ndërpresë automatikisht një ndeshje nëse hidhen objekte në fushë nga tribunat, ose nëse një tifoz pushton fushën.
“Me këto masa shpresohet që autorët nuk do të ëndërrojnë më të sulmojnë lojtarët në fushë, e kemi mbyllur me këtë”, deklaroi drejtori i futbollit profesionist në Federatë, Marianne van Leeuëen duke shtuar; “fusha është e shenjtë. Lojtarët dhe të gjithë ata që janë aty duhet ta kryejnë punën në siguri të plotë në çdo moment”.
Top Channel