Jasir Asani është përzgjedhur lojtari i muajit mars në Korenë e Jugut, duke qenë gjithashtu dhe në formacionin më të mirë.
Sulmuesi anësor i kombëtares së Shqipërisë, ka spikatur që në fillimin e aventurës së tij në Kore, duke marrë dhe mbështetjen e tifozëve.
Futbollisti i lindur në Shkup shënoi 3 gola në ndeshjen e luajtur në mesin e muajit mars mes Gwangju dhe Incheon United (5-0). 27-vjeçari ka shënuar 4 gola në 4 ndeshjet që është aktivizuar në kampionat.
Asani u grumbullua për herë të parë nga kombëtarja e Shqipërisë. Trajneri Sylvinho i besoi një vend në formacion ndaj Poloninë. Asani bëri një paraqitje të kënaqshme, duke u përshtatur menjëherë me fanellën kuqezi.
Më parë, ai ka luajtur me Vardarin, Shkupin dhe Pobedën (Maqedonia e Veriut), Partizanin (Shqipëri), AIK (Suedi) dhe Kisvarda (Hungari).
Top Channel