Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë të Premten e Madhe, e cila simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit në kryq.

Për këtë festë të rëndësishme, katolikët kanë tradita të ndryshme të cilat ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Në Sevile të Spanjës besimtarët kanë ndjekur një traditë e cila ka mbijetuar prej shekujsh. Burra të veshur me të bardha dhe me kryqe të mëdhenj në duar marshuan në paradat e Pashkëve.

E themeluar më shumë se 600 vjet më parë, Vëllazëria e Zezë është vëllazëria më e vjetër fetare ende aktive në këtë qytet jugor, i cili shihet gjerësisht si qendra e festimeve të Javës së Shenjtë në Spanjë.

Njëri prej anëtarëve të këtij grupimi fetar, i cili ka marrë statusin vëllai i madh, u shpreh se riti që ata kryejnë është pasqyrim i mënyrës së jetesës.

“Vëllazëritë bëjnë punë shumë të rëndësishme gjatë vitit si në bamirësi dhe edukim të krishterë, ashtu edhe në ndihmë të njerëzve në nevojë. Unë gjithmonë them që vëllazëria është vëllazëri në rrugë dhe ajo që shohim kur dalim të enjten e Madhe është një pasqyrim besnik i mënyrës se si jetojmë gjatë vitit si vëllazëri”, tha Jose Maria de Burgos- anëtar i vëllazërisë.

Në lidhje me këtë rit shpjegimin e tij ka dhënë edhe antropologu Isidoro Moreno, i cili deklaroi se grupimi tregon shumë për mënyrën se si zgjidheshin personat.

“Qytetet e rëndësishme, veçanërisht Sevilja dhe Lisbona, të cilat ishin dy qendrat më të rëndësishme skllavopronare në Evropë, po bëheshin më të rëndësishme, po bëheshin më komplekse, popullsia e tyre po rritej. Në të gjitha vëllazëritë e Seviljes kishte një pikë në të cilën ishte e ndaluar të bashkoheshin njerëzit me ngjyrë, njerëz të racës së përzierë ose hebrenj. Dhe disa prej tyre vëllazërive, jo të gjitha, u kërkuan njerëzve të sillnin një lloj çertifikate gjaku të pastër për t’u bashkuar me ta”, tha Isidoro Moreno-antropolog në pension nga Universiteti i Seviljes.

Rite më sakrifikuese ndjekin besimtarët në Filipine, aty ku dhuna ndaj vetes mbetet simbol i rëndësishëm i sakrificës.

Disa prej tyre lidhen në kryqe gjigantë, për të treguar vështirësitë, njëkohësisht pjesa tjetër godet veten deri në ekstremitet me idenë për të shlyer mëkatet.

E kundërta ndodh në Indonezi ku peligrinazhi që ata kryejnë para pashkëve është më paqësor dhe nuk ka në dhelb derdhjen e gjakut.

Më shumë se 7,000 lundruan me varka, ndërsa në krye qëndronte njëra prej tyre me statujën e shenjtë të Krishtit kur ishte foshnje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA