Atlético e Madridit po tregon një formë të shkëlqyer në LaLiga që pas Kupës së Botës në Katar.
Gjatë ndeshjes mes Atlético Chiriquí dhe Universitarios në stadiumin “San Cristóbal”, Panama, u regjistroi një tërmet të fortë, që detyroi zyrtarët ta ndërprisnin takimin prej frikës së krijuar.
Tërmeti me magnitudë 6.9 ka ndodhur në minutën e 61-të të lojës. Gjithçka ka nisur të lëkundjet, me spektatorët që u larguan të tmerruar nga tribuna, duke iu bashkuar lojtarëve në fushë.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani…”, – tha një prej komentatorëve. – “E vërteta është se kjo dridhje në stadiumin “San Cristóbal” është shumë e fortë. Nuk e di protokollin kur kjo ndodh në një ngjarje sportive, do të mendoja se ndeshja mund edhe të ndërpritet”, u dëgjua gjatë transmetimit.
Ndeshja u ndërpre për 30 minuta dhe fatmirësisht rifilloi më vonë pa asnjë pasojë.
Top Channel