Ky është Serafin Papa, njëri nga dhjetë të akuzuarit për incenerarorin e Elbasanit.

Si një i pandehur për shpërdorim detyre nga një firmë që lëshoi si anëtar i komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ai pret të nisë procesi në themel. Por gjyqi në gjykatën antikorrupsion, u shty për herë të dytë.

Arsyeja është e pabesueshme. Policia nuk arriti për herë të dytë të zbulojë adresën e të dyshuarës Jonida Zeqo, që ndonëse nën arrest shtëpie, nuk i gjendet banesa se ku qëndron me këtë masë. Avokati i saj këmbëngul se klientia e tij i pret në Durrës në të njëjtën shtëpi që gjykata e la me masën personale.

Kryesuesja e trupës gjyqësore lexoi një sërë shkresash të zyrës qëndrore të Interpolit që konfirmon se për dy të kërkuarit Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallia është konfirmuar vendndodhja e tyre në Austri. Kurse për të kërkuarin e tretë, Klodian Zoto vendndodhja e tij nuk dihet ende.

Tre të kërkuarit përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, njësoj si ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako, që mungonin në seancë.

Nga ana tjetër për ish-ministrin Arben Ahmetaj, kreu i SPAK tha gjatë javës së kaluar se prokurorët e posaçëm do ta thërrasin ish-funksionarin nëse do ta shikojnë të nevojshme. Dhe për të garantuar se në këtë drejtim po kryhen hetime këmbëngulëse, Dumani përmendi nisjen e letërporosive jashtë Shqipërisë.

Por nga vjeshta 2022 kur SPAK tregoi se po verifikon rolin e ish-ministrit të Financave Ahmetaj, ende nuk ka ende një veprim konkret. Më e pakta, Arben Ahmetaj nuk është pyetur ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA